Sistemi dual i arsimit dhe depërtueshmëria
Për dallim nga sistemet e tjera arsimore, të rinjtë në Zvicër janë të detyruar që më së voni pas përfundimit të nivelit sekondar I të vendosin nëse duan të ndjekin rrugën e shkollimit ose të synojnë të bëjnë karrierë përmes arsimimit profesional.
Mirëpo, gjithmonë është e mundshme të kalohet nga arsimimi profesional në atë shkollor dhe anasjelltas. Si parim themelor vlen: çdo përfundim i një arsimimi ofron mundësi kyçjeje për një arsimim tjetër.
Që të mund të keni një pamje të mundësive të sistemit arsimor dual të Zvicrës, këtu gjeni një përzgjedhje të shembujve të karrierës (me ngjyrë të kaltërt, italisht) nga fushat e ndryshme.